Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Ilustrim

Fusha të presionit të lartë po zhvendosen mbi tërë rajonin ndërsa masat e ftohta ajrore mbeten prezente edhe ditëve të ardhshme.

Nën këto kushte meteorologjike, në Kosovë do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e nëpër vise të ulëta me mundësi edhe për mjegullinë.

Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet, ngase nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror dhe do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare e të pashëndetshme.

Sot do të fryjë erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 1.