Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi dhe borë.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
IHMK-ja thotë se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.