Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje lokale shiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistrojë vlera të ulëta krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.