Për javën e tretë të nëntorit, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parasheh kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Sipas Institutit, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.