Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ka mundësi të ketë edhe breshër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë ulje të vlerave maksimaleve.
Temperaturat minimale pritet të sillen mes 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.