Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell dhe vranësira

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.