Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët me intervale me diell

Moti në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët e me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se një mot i ngjashëm do të mbajë gjatë pesë ditëve në vijim, deri më 2 qershor. Është paralajmëruar në verilindje e juglindje të Kosovës edhe reshje breshëri.

“Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm. Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm