Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu

mot i vranët

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 5-8 gradë celsius e maksimalet mes 10-13 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.