Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët

moti

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet përreth viseve malore, të sjellin shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 20-23 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet nga Instituti.