Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot, i vranët me mundësi të reshjeve të shiut

moti

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave. Megjithatë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë riga të dobëta të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHMK.