Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot i vranët e me mundësi shiu

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që sot (e premte) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen rreth 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 15 gradë celsius.

Po ashtu, do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.

Artikuj të ngjashëm