Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes minus 1 dhe 1 gradë celsius, e maksimalet mes 5-7 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
