Gjatë ditë së sotme parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të ketë edhe riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.