Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Moti me diell do të vazhdoj të mbretëroj edhe sot në Kosovë.

Masa të ngrohta ajrore që kanë përfshirë rajonin dhe fusha të presionit të rritur, do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët edhe përgjatë fundjavës.

Temperaturat do të mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, që vende-vende do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28-30 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje nga fundjava.

Ndërkaq, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, edhe në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Artikuj të ngjashëm