Arbëri

Moti për sot në Kosovë

moti

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16°C.