Vranësira e intervale me diell do të ketë të martën në Kosovë. Kohë pas kohe parashihen edhe reshje lokale shiu.
Sipas “Weather Channel”, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 14 gradë celsius në nivel vendi.
Pritet të ketë edhe erëra të fuqishme.
Siç ka bërë të ditur, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kjo javë parashihet të ketë reshje shiu që do të shoqërohen edhe me pluhur.
“Qielli në periudha të ndryshme kohore do të marr ngjyrë të verdhë, që për shikuesin, ky fenomen do të jetë i pazakontë. Kushtet biometeorologjike do të jenë specifike për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike”, ka deklaruar ai.