Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme në ditët e fundit.
Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu. Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.
Njoftohet se temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.
Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.
-
Java e ardhshme me mot të ngrohtë, por me reshje të herëpashershme
-
Moti gjatë javës së ardhshme i ndryshueshëm, të premten pritet shi me intensitet mesatar e deri të lartë
-
Ndryshim i motit gjatë javës së ardhshme, priten reshje shiu e bore
-
Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë
-
Java e ardhshme me kushte të ndryshueshme meteorologjike, në disa zona parashihet borë