Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për javën e ardhshme

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme do të nisë me mot të vranët dhe me reshje shiu. Vranësirat do të shoqërohen me shi, derisa temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

Sipas IHMK-së, të martën do të ketë reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës do të ketë intervale me diell, derisa temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë të vlerave maksimale.

“E mërkurë - Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së martë. E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi. E premte - Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërsa, gjatë dy ditëve të vikendit parashihet të jetë mot me reshje shiu.