Tiranë, 27 tetor - Në kushtet e thatësirës së tejzgjatur të këtij viti, që ka ndikuar në uljen e ndjeshme të prurjeve në kaskadën e lumit Drin, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) garanton furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike, duke siguruar 270.000 mwh energji nga importi, për muajin nëntor.
Sipas njoftimit të shpallur, blerja do të bëhet në 2 lote, e ndarë sipas fashave orare të lëvrimit të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër muajin tetor, OSHEE shpenzoi rreth 6.1 milionë euro, ndërkohë që për 5 ditët e fundit të muajit ishte e domosdoshme një blerje e dytë, prej 29. 600 Mwh.
Paralelisht me hapjen e kësaj procedure blerjeje, gjatë muajit tetor kompania siguroi edhe 3 oferta, me qëllim optimizimin dhe sigurimin e energjisë me çmim sa me konkurrues.