Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm të troposferës.
“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, nga njoftimi i IHMK-së, thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.