Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen vende-vende me reshje të shiut.
E temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-22 gradë.
Instituti ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-20 m/s.