Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë

moti

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.