Arbëri

​Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut, moti do të përmirësohet dukshëm.

Vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli, përcjell kp.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.