Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti, me temperatura të ndryshueshme

parashikimi i motit

Temperaturat e ajrit, do të mbesin ndjeshëm lartë mbi vlera mesatare, e ditëve të fundjavës do të zbresin në vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C deri në 31C, e në fundjavë pritet të zbresin në 24C.

7.06 - Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

8.06 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

9.06-10.06 - Mot kryesisht me vranësira dhe shtrëngata të shpërndara me shi.

11.06 - Mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu gjatë paradites.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi, e të premten mesatarisht të fuqishme nga juglindja 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.

Artikuj të ngjashëm