Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në fundjavë mot i ndryshueshëm në Kosovë

parashikimi i motit

Ditëve të para të muajit korrik ngrohtë dhe kryesisht me diell, nuk përjashtohen edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 30C.

5.07 - Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

6.07 - Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres në vlera normale.