Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka mundësi që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 e 29 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim të hënën.