Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Javën e ardhshme priten reshje të shiut e breshër në Kosovë

Ditët e fundit të gushtit do të mbizotërohen nga mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira që herë-herë mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ekziston rreziku që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.