Sot në mëngjes ngrica, mundësi për mjegull, ditëve në vijim temperaturat në rritje. Sipas meteorologëve, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit.
Në ditët në vijim Kosova do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike, që ndodhet në lindje të kontinentit, ndërsa ditëve të fundjavës, fusha anticiklonike që po shtrihen mbi Mesdheun perëndimor, pritet të sjellin edhe masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Të premten një lug barik mbi rajon, mund të favorizojë kushte për reshje të dobëta shiu e bore, vende-vende edhe shi të akullt.
Sipas situatës sinoptike që parashihet për ditët në vijim, nën ndikimin e zonave anticiklonike dhe mundësive për mjegull, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përkeqësoj cilësinë e ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme.