Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.
Trageti i linjës Vlorë-Bridisi ka mbërritur sot në orët e para ka zbarkuar pasagjerët dhe ka dalë në det në hapur, pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, orët e pasdites do të sjellin përkeqësim të theksuar të motit, ku shpejtësia e erës do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.
Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.
Artikuj të ngjashëm
-
Moti i keq në Shqipëri, pezullohen lundrimet
-
Moti i ligë pezullon lundrimin e anijeve për tri ditë në Shqipëri
-
Furtunë dhe dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit në Vlorë
-
Reshjet e shiut përmbytin rrugë në Vlorë, Durrës, Sarandë...
-
Stuhi e shi në Shqipëri, anulohen fluturimet