Gjatë kësaj jave, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat në fillim të javës dhe gjatë vikendit, parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13 e 24 gradë celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të hënën.
Artikuj të ngjashëm