Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm, thuhet në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas IHMK sonte parashihet të ketë riga shiu, derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo