Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti deri të premten

Mot me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë këtyre pesë ditëve, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.