Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me vranësira të pjesshme në Shqipëri

moti

Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim e jugperëndim do të ketë shtim vranësirash, deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar dhe në formë shtrëngatash në zonën e Shkodrës dhe Vlorës, transmeton kp.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 3-12 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë intensive dhe me rrahje deri në 20-25 m/s, çka do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 5-6 ballë.