Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do shkojnë ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Gjithashtu edhe në Shqipëria është parashikuar se do të ketë mot të kthjellët dhe me vranësira gjatë pasdites në pjesën jugore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të shfaqen në jug të Shqipërisë ndërsa do të ketë edhe reshje bore.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/sek, e cila pritet të shkojë deri në 10-18m/sek.