Sot, e martë, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik.
Sipas IHMK-së, vranësirat do të intensifikohen gjatë ditës duke krijuar kushte për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë celsius.
Maksimalet parashihet të lëvizin mes 27 dhe 30 gradë celsius.