Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me vranësira e shi të dielën në Kosovë

Mot me shi gjatë mëngjesit, por i ndryshueshëm gjatë ditës do të mbajë gjatë së dielës në Kosovë.

Vranësirat dhe intervalet me diell do ta mbizotërojnë ditën, ndërsa gjatë pasdites do të ketë reshje lokale shiu me bubullima përreth viseve malore, ka njoftuar Prishtina Weather.

Përveç së dielës, edhe të hënën parashihet të ketë mot me shi, ndërsa ditët e tjera të javës së ardhshme pritet të jenë më të nxehta.

Nga dita e martë pritet të jetë një situatë e motit relativisht më stabile, por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet në 25 gradë Celsius.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.

Artikuj të ngjashëm