Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë kësaj dite, herë-herë do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore do të ketë edhe të reshura bore.
Temperaturat më të ulëta do të lëvizin rreth 0-1 gradë Celsius, ndërsa ato më të larta të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 6-14m/s.