Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se java e parë e dhjetorit fillon me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Vranësirat ditën e martë dhe të enjten do të jenë më të dendura dhe të paqëndrueshme, duke mundësuar që në shumë lokalitete të ketë riga shiu.

“Rigat e shiut pastaj do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, duke u shndërruar në reshje frontale në territore të mëdha, por që sasia e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë. Në fushat barike, do të ketë luhatje, duke mundësuar qarkullim të dobët të masave të ajrit e me këtë edhe ndryshim në vlerat e cilësisë së ajrit, por përgjithësisht gjatë pothuaj gjithë javës do të mbizotërojnë fushat anticiklonike në territorin tonë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale gjatë kësaj javë parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve, duke lëvizur nga -2 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.