Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi edhe të shtunën në Kosovë

moti me shi

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

Artikuj të ngjashëm