Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë pesë ditëve në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve moti do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikoj edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-13m/s.