Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

Në vendin tonë të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin nga 24 deri 27 gradë celsius, ndërsa minimalet nga 10 deri në 14 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat e pakta do të jenë të fokusuara rreth relievit malor.

Ndërsa në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara.