Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Në njoftimin e së martës, është bërë e ditur se të enjten vranësirat do të dendësohen në gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu dhe në disa vende edhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta.

“Indeksi UV-së do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi: nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë)’, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 e 26 gradë Celsius.

IHMK-ja njoftoi se kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan gjatë muajit.