Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, bën të ditur IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në komunikatë.