Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell javën e ardhshme në Kosovë, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

IHMK-ja njofton se këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të ketë ndryshime në kushtet atmosferike.

“Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftim.