Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura që mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 22-24 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet tutje.