Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe reshje shiu të shtunën në Kosovë

Fundjava parashihet të dominohet nga mot i nxehtë, por edhe i paqëndrueshëm, ku orëve të pasdites shfaqen sërish mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, vende-vende rrebeshet mund të zhvillohen edhe në formë stuhish me erë apo edhe breshër lokalisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet të dielën zbresin në 28C, e deri të mërkurën rriten në 33C, lokalisht edhe 35C e 36C.

Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga e diela nga krahu verior 5-1m/s

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë.

“Në fillim të javës vijuese po pritet të kemi mot më të nxehtë dhe kryesisht me diell, me një tendencë të rritjes së mëtutjeshme të temperaturave në pjesën e dytë. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë. Edhe përgjatë fundjave, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t'i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës”, thuhet në njoftim.