Mot kryesisht me diell do të mbajë të dielën në Kosovë, ka njoftuar Prishtina Weather.
Përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Temperatura minimale parashihet të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale 25 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu 2-8m/s.