Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe i butë. Mot i ngjashëm do të vazhdojë deri në fund të javës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që në mëngjesin e Vitit të Ri do të ketë mot stabil dhe pa borë.
Temperaturat minimale gjatë javës do të sillen nga minus 1 gradë Celsius deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet nga 4 gradë deri në 11 gradë Celsius.
Gjatë ditës në vendin tonë moti do të jetë i vranët por edhe i butë. Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbizotërojë për gjatë gjithë javës së fundit të vitit 2020-të.
“Mot kryesisht i vranët dhe i butë do të vijoj gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijoj të mbetet prezentë mbi vendin tonë. Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote. Në mëngjes Viti i ri parashihet të vije me mot stabil, pa borë në viset mesatare, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, por temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet