Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët të dielën në Kosovë

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas IHMK-së, shi me intensitet mesatar pritet të ketë në Gjakovë, Junik dhe në zonat përreth.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.