Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Mot i vranët me shi, në viset malore mund të ketë edhe borë

moti

Moti sot do të jetë i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se do të ketë reshje të shiut, e në viset ë të larta do të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

"Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.